Sadiku mund të largohet nga Malaga, habit destinacioni i sulmuesit shqiptar

Sadiku mund të largohet nga Malaga, habit destinacioni i sulmuesit shqiptar

Armando Sadiku është nën pronësinë e Levantes, mirëpo ka luajtur si i huazuar te ekipi i Malagës në La Liga 2.

Por, kjo nuk e ka penguar sulmuesin të shfaqë cilësitë e tij në fazën sulmuese, teksa është golashënuesi më i mirë i skuadrës, falë 13 realizimeve në 34 ndeshje.

Megjithatë, 29-vjeçari mund të provoj një aventurë të re në sezonin e ardhshëm teksa në median greke “Gazzetta.gr”, shkruhet se klubi i Arisit ka interes për bomberin shqiptar. Ndërkohë, sipas medias greke i vetmi komplikacion në këtë histori është çmimi i sulmuesit.

Tashmë, mbetet për t’u parë edhe nëse Sadiku do të japë pëlqimin e tij mbi këtë ide, ndërsa më parë në klubin grek janë aktivizuar edhe dy lojtarë shqiptarë si Mavraj e Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *