PDK thotë se s’ka ftesë për Kadri Veselin për intervistim në Hagë

PDK thotë se s’ka ftesë për Kadri Veselin për intervistim në Hagë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli nuk do të intervistohet në Prokurorinë Special në Hagë pas publikimit të aktakuzës nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara kundër tij dhe presidentit Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi i tha Gazetës Express se kryetari Kadri Veseli nuk ka pranuar ftesë tjetër për intervistim nga Prokurori dhe se intervistimin e njëjtë e ka kryer në dhjetor të vitit të kaluar. Bytyçi tha po ashtu se kryetari Kadri Veseli do të jetë transparent për çfarëdo lloj çështje që lidhet me Gjykatën Speciale.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi në një përgjigje për Express tha se Veseli nuk ka pranuar ftesë tjetër për intervistim nga Dhomat e Specializuara dhe të njëjtin intervistim e ka kryer në muajin dhjetor.

“Kryetari Veseli, nuk ka pranuar asnjë ftesë tjetër nga dhomat e specializuara dhe në çfarë do lloj çështje lidhur me Gjykatën Speciale që lidhet me z.Veseli ne do të jemi shumë transparent”, ka thënë Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *