E bujshme/ Tirana merkato te Prishtina, zbulohen 2 lojtarët cilësorë që do të afrojnë bardheblutë

E bujshme/ Tirana merkato te Prishtina, zbulohen 2 lojtarët cilësorë që do të afrojnë bardheblutë

Në kampin bardheblu janë në kërkim të një portieri dhe të një mbrojtësi të djathtë. Ilion Lika sigurisht që po e mendon pensionimin dhe te Tirana po kujdesen që të gjejnë një pasues të denjë për të. E përditshmja sportive raporton se Visar Bekaj është objektiv i Tiranës.

Portieri i Prishtinës nuk ishte në fushë kundër Dritës, kur edhe presidenti Refik Halili ishte në stadium. Drejtuesit e bardhebluve, gjithsesi kanë parë nga afër mbrojtësin e djathtë, Armend Thaçi. Në të shkuarën ai është tentuar edhe nga Partizani e Kukësi dhe klubi kryeqytetas po e mendon si opsion për të zëvendësuar Albi Dokën, që do të transferohet në Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *