Sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit në Maqedoninë e Veriut

Sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit në Maqedoninë e Veriut

Dita e dytë e votimit në Maqedoninë e Veriut po vijon normalisht ndërsa sot shprehin vullnetin e tyre rreth 9 mijë të burgosur, të sëmurë kronikë, persona nën arrest shtëpiak si dhe të moshuar në azile.

Në kushtet e pandemisë, qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike si dhe higjenën personale. Një pjesë e mirë e ekipeve të përcaktuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhen nga staf mjekësor.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë me tre muaj dhe konsiderohen vendimtare për të ardhmen e vendit, por pritshmëritë për pjesëmarrjen në votime janë pesimiste.

Rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 120 përfaqëuesit e tyre në parlament.

Maqedonia e Veriut është vendi i tretë në rajon që zhvillon zgjedhje parlamentare gjatë pandemisë pas Kroacisë dhe Serbisë qe regjistruan patën pjesëmarrjet më të ulëta në histori gjatë votimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *