PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndyshohen dy nene kushtetuese

PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndyshohen dy nene kushtetuese

Socialistët votuan sot për ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës duke vendosur vetë rregullat mbi të cilat do të zhvillohet gara e ardhshme elektorale. Deputetët rilindas bashkuan votat me opozitën fallco tek Komisionin Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit, duke i kaluar kuvendit vendimmarrjen për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Tani do të duhen plot 94 vota deputetësh për të ligjëruar manovrën e Edi Ramës për të fituar terren pas marëveshjes të pa favorshme që nënshkroi gati me detyrim në 5 qershor.

Por sipas neneve, 64 dhe 68 të ndryshuara sot listat nuk do të jenë plotësisht të hapura.Partia Socialiste ka përdorur argumentin e barazisë gjinore për të përjashtuar nga konkurenca e përzgjedhjes nga votuesit grantë ministre krejtësisht të panjohura për bazën, të cilat Rama i ka katapultuar në qeveri. Kështu Balluku, Gjonaj, Denaj do të kenë mundësi të emërohen deputete nga partia ashtu sikurse u emëruan ministre nga Rama.

Kjo manovër, me lista gjysëm të hapura, nxjerr në pah edhe qëllimin e vërtetë të kryeministrit. Përdorimin e kësaj metode për heqjen e koalicioneve. Rama qe i ndërgjegjshëm se me sistemin aktual ai dilte humbës ndaj një koalicioni të bashkuar PD LSI.

Dhe për të shmangur këtë ai është treguar i gatshëm të shkojë edhe drejt një përballjeje me ndërkombëtarët që i kanë kërkuar mosprekjen e marrëveshjes së tyryezës politike. Edhe komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varheley, edhe OSBE kanë qenë të qartë për mosndryshimin e rregullave të lojës. Një nga 15 kushtet e BE është që ato të jenë konsensuale. Edhe vetë marrëveshja e nënshkruar në këshillin politik i përjashton ndryshimet e njëanëshme.

Në varësi të asaj që do të thonë diplomatët e huaj dhe kërcënimeve të opozitës për tërheqje nga 5 qershori do të varet edhe ajo që do të ndodhë në kuvend me ndryshimet e kushtetutës që pritet të shkojnë për votim në 30 korrik.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Por një gjë është e sigurt. Me ndihmën e opozitës fallco Ramën nuk po e ndal asgjë për të fituar avantazh para garës elektorale në tavolinë.
PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën zgjedhore. Po çfarë zgjidhje ka?
Deputetët e Komisionit te Ligjeve dhe Legjislacionit që votuan pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *