Prishen pazaret, Rama shkrin LSI-në me ndryshimet Kushtetuese, Meta kërcënon me destabilizim

Prishen pazaret, Rama shkrin LSI-në me ndryshimet Kushtetuese, Meta kërcënon me destabilizim

rishen pazaret dhe rinis lufta para zgjedhjeve, Rama do miratojë në Parlament planin për ndalimin e koalicioneve për të asgjësuar bandën e Metës dhe Kryemadhit, aktivizon komisionin hetimor për të mbajtur nën presion Metën, Presidenti kërcënon hapur Ramën, Basha rol të dyshimtë

Prishen pazaret mes krerëve të politikës së Tiranës para zgjedhjeve të 2021, shenjë që konfirmon se nuk ka marrëveshje se kush do komandojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Edi Rama, duke parë se pushteti po i rrëshqet nga duart, ka nisur me urgjencë një lëvizje taktike, me shpesën se do të sigurojë mandatin e tretë, duke ndaluar me ligj bashkimin e PD-LSI në një koalicion parazgjedhor. Duke përdorur deputetët dezertorë të PD-LSI, Rama po miraton një plan, i cili parashikon izolimin e LSI, bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e detyruar LSI të garojë e vetme në zgjedhje. Në këtë mënyrë, duke ndaluar bashkimin e votave të PD-LSI, Rama fiton disa mandate në tavolinë, pasi dihet se ky sistem favorizon gjithmonë koalicionet.

Ndryshimet kushtetuese të sajuara nga Edi Rama dhe ‘mjeshtrat’ e tij të zgjedhjeve, të miratuara sot nga Komisioni i Ligjeve, synojnë vetëm ndalimin e koalicioneve. Ndalimi i koalicioneve detyron LSI të garojë e vetme ose të bashkohet me PD si partia e Fatmir Mediut. Dalja në zgjedhje e LSI më vete, sjell asgjesimin e saj, pasi banda e Metës dhe Monikës ka mbijetuar deri më sot vetëm duke u ngjitur herë pas PD dhe herë pas PS, sipas pazarit më të mirë. LSI garoi i vetme në 2017 sipas paktit Rama-Basha, dhe qëndroi për 3 vite në opozitë, ku e braktisën shimica e anëtarëve, të cilët ishin të lidhur me bandën vetëm për interesa financiare dhe afera korruptive. Dalja për herë të dytë e LSI e vetme në zgjedhje mund të përfundojë me shuarjen e saj si parti politike familjare e Ilir Metës.

Në këto rrethana, duke parë më afër se kurrë fundin e tij politik, Ilir Meta kërcënoi sot Edi Ramën, duke e paralajmëruar që të heqë dorë nga aventura e ndryshimeve kushtetuese.

Në mesazhin e tij, Meta thotë: “Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët! Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa”.

Nga ana tjetër, Rama ka aktivizuar dje sërish komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, duke e mbajtur këtë të fundit nën presion. I dyshimtë mbetet roli i Lulzim Bashës në këtë lojë të rrezikshme për pushtet. Ka dyshime të forta se Basha mbështet në prapaskenë planin e Ramës për eliminimin e LSI, ndonëse publikisht Basha akuzon Ramën se po shkel marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët ende nuk janë shprehur për lëvizjen e Ramës./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *