Nga e papunësuar, vullnetarisht në vijën e parë të frontit kundër CoViD-19

Nga e papunësuar, vullnetarisht në vijën e parë të frontit kundër CoViD-19

Kur në muajin mars u raportuan rastet e para me koronavirus, e që shkakton sëmundjen e Covid-19, në Klinikën Infektive u paraqitën vullnetarë për ta ndihmuar stafin mjekësor.

Aty filluan punën dhjetë mjekë, gjashtë infermierë dhe një psikolog.

Njëra nga to është 25 vjeçarja Nita Ymeraga, mjeke e përgjithshme. Doktoresha Nita ka qenë e papunë, kur ka vendosur të jap kontributin e saj si mjeke në Klinikën Infektive.

“Kur punon në vijën e parë të frontit, pra direkt me pacientët me sëmundjen e Covid-19, rreziku për t’u infektuar është shumë i madh. Andaj, unë kam vendosur në një mënyrë të vetë-izolohem, pas punës që kryej. Dhe zgjidhja e vetme ka qenë të mos kem kontakt as me familjarë. Më mungojnë shumë, por kjo mendoj se ka qenë zgjidhja më e mirë për të gjithë”,

Doktoresha Nita bën edhe krahasimin mes kohës kur ajo ka filluar punën dhe ditëve të fundit në Klinikën Infektive. Thotë se dallimi është i madh, pasi që tash Klinika është e stërmbushur me pacientë.

“Nëse krahasohet puna në muajin prill dhe tash, gjendja në Klinikë aktualisht është shumë më e rëndë. Sidomos dita e hënë, është shumë e vështirë për mua, pasi ne si vullnetarë jemi të liruar për vikend, dhe gjatë kësaj kohe aty hospitalizohen pacientë të rinj.

Të hënën Nita dhe vullnetarët tjerë duhet të marrin informata për të gjithë pacientët që hospitalizohen gjatë fundjavës, në mënyrë që të dinë çfarë terapie duhet t’u japin. “Dhe gjithçka nis nga fillimi, për të vazhduar më pas gjithë javën me punë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *