Memli Krasniqi: Maskat duhet të jenë obligative, por s’ka bazë ligjore për t’i dënuar qytetarët

Memli Krasniqi: Maskat duhet të jenë obligative, por s’ka bazë ligjore për t’i dënuar qytetarët

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se maskat duhet të jenë obligative, por se aktualisht nuk ka bazë ligjore për t’i dënuar qytetarët.

Ai ka thënë se është nevojë e domosdoshme miratimi i Ligjit kundër Covid-19.

“E kemi nevojë të domosdoshme me miratuar Ligjin anti-Covid. Pajtohem edhe për punën e maskave. Ka më shumë se një muaj që kam thënë që me pas obligim maskat kush del prej shtëpisë. Kush del prej shtëpisë duhet me ia bërë obligim maskat dhe duhet me bërë dënim kundërvajtje kush se mbanë. Por, s’kemi bazë ligjore, është e vërtetë. Propozim i imi ka qenë që në Ligjin anti-Covid me përfshirë specifikisht këtë masë”, ka deklaruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *