Agim Veliu emërohet Koordinator Nacional

Agim Veliu emërohet Koordinator Nacional

Ministri i mbrendshem i Republikes se Kosoves emrohet edhe Koordinator Nacional

Njoftimi i qeverise per emrimin e Veliut si Koordinator

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka emëruar ministrin Agim Veliu, Koordinator Nacional për Parand.alimin e Ekstremi.zmit të Dhu.nshëm dhe Luftimin e Terrori.zmit. Më këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë detyrë, koordinatori do të këshillojë Kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin dhe do të koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve relevante në çështjet e luftimit të terrorizmit dhe masave kundër ekstremizmit të dhunshëm. Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit do të jetë përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *