Vështirë të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, e thotë ish-minsitri

Presidenti i Këshillit për Strategji të Politikave dhe ish -ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac, ka thënë se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se ishte i nevojshëm një “marrëveshje fazore” që do të mundësonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Ka përshtypje se me hyrjen e Lajçakut dhe veçanërisht Grenellit, të cilët përfaqësojnë BE-në dhe ShBA-në, kërkimi për një zgjidhje u përshpejtua në procesin e negociatave. Takimi në Paris me pjesëmarrjen e liderëve të Francës dhe Gjermanisë tregon dëshirën që BE të jetë ndërmjetësi kryesor negociues”.

“Sidoqoftë, përpjekja e tyre për të gjetur një zgjidhje krijuese është shumë më pak se ajo amerikane, dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje detyruese që duhet të bazohet në një kompromis, dhe jo në kërkesat dhe ultimatumet e secilës palë”, ka thënë Shutanovac për “Blicin” serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *