Rrecaj: Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë për të sqaruar ndonjë pikë vendimtare të

Rrecaj: Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë për të sqaruar ndonjë pikë vendimtare të

Avokati Tahir Rrecaj ka dhënë mendimin e tij se për çfarë mund të jetë ftuar sot Thaçi në Hagë.

Rrecaj në “Debat Plus” me “Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se edhe atij me një klientë i ka ndodhur që për katër orë të përballen me procedurat e prokurorisë.

“Besoj se seanca ka mundur të kalojë me çështje teknike procedurale mes avokatit dhe prokurorëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se është e mundur që edhe për çështje teknike proceduriale mund të shkojnë disa orë.

Rrecaj thotë se në një rast atij i kanë mohuar që të jetë i pranishëm që të jetë prezentë kur dëshmitari është intervistuar.

“Ajo ka qenë një çështje procedurale që ka zgjatur ndoshta katër orë. Ata e kanë ndërprerë seancën janë konsultuar me Hagën dhe kështu e tëra ka qenë procedurë”.

Avokati thotë se është e mundur që Thaçi të jetë ftuar nga prokurori për të sqaruar ndonjë çështje vendimtare që mund të merret për bazë se a do t’i ngrihet apo jo áktákuza atij.

“Thaçi mund të jetë ftuar për të dhënë sqarime për ndonjë pikë të áktákuzës e cila do të ishte vendimtare që gjyqtari të merr një vendim për konfirmimin e áktákuzës apo hedhjen e saj”, tha ndër të tjera Tahir Rrecaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *