Presidenti Thaçi intervistohet sot në ora 13:00

Presidenti Thaçi intervistohet sot në ora 13:00

Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetar nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës, që mund të shihet edhe në fotot më poshtë.

Kujtojmë se dje në një intervistë ekskluzive për Muhamed Veliun e Top Channel, Thaçi tha se ishte duke udhëtuar për në SHBA, kur erdhi njoftimi për propozim-aktakuzën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përcjell Gazeta Metro.

“Ne para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me SHBA në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë por besimin në vlerat e SHBA dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *