Paralajmërimi i fò. rtë i Metës për mazhorancën: Nuk do të dekretojë asnjë ligj të ri që cënon lirinë e medias

Paralajmërimi i fò. rtë i Metës për mazhorancën: Nuk do të dekretojë asnjë ligj të ri që cënon lirinë e medias

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka kthyer sërish në Kuvend ligjin mbi kufizimet që u vendosën ndaj medias gjatë periudhës së pandemisë. Sipas kreut të shtetit këto kufizime, si numri i kufizuar i të ftuarve në emisione televizive dhe ruajtja e distancës fizike janë të drejta, por gjoba që vendoset ndaj thyerjes së tyre është ndëshkuese dhe shporporcionale.

Në postimin e hedhur në faqen zyrtare të Presidencës, Meta thekson se i përkrah këto masa kufizuese që ndihmojnë në përbalimin e pandemisë, por nuk do të dekretojë asnjë rregjull të ri i cili cënon lirinë dhe privatësinë e medias.

Postimi i plotë i Metës: Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *