Komuna e Gjilanit kundër vendimit të qeverisë. Vendim i ngutshëm

Komuna e Gjilanit kundër vendimit të qeverisë. Vendim i ngutshëm

Komuna e Gjilanit, e konsideron të gutshëm për futjen në karantinë të qytetit të Gjilanit.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës, për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë, konsiderojmë që është vendim i ngutshëm dhe jo i menduar mirë”

Reagimi i nenkryetarit të Komunës Arbër Ismajli
Të dashur qytetarë,

Nga takimi i sotëm i ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, u vlerësua gjendja aktuale në komunën tonë, si dhe u diskutuan masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Komuna e Gjilanit është 285 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 155 raste, të vdekur 4 raste, ndërsa, raste aktive kemi gjithsej 126. Ne, si institucione jemi pranë çdo të prekuri, duke u përkujdesur për ta, deri në shërimin e plotë të tyre.

Ndërsa, vendimi i Qeverisë së Republikës, për futjen e Komunës së Gjilanit në karantinë, konsiderojmë që është vendim i ngutshëm dhe jo i menduar mirë, pasi që, do të sjellë pasoja të rënda socio-ekonomike për qytetarët tanë.

Vendime të tilla, nuk janë të mirëseardhura edhe për bizneset, ku do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në vështirësimin e gjendjes financiare të operimit të tyre, e rrjedhimisht, deri tek ndërprerja përfundimtare e operimit.

#bashkeiadalim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *