Hoti kërkon që sot Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020

Hoti kërkon që sot Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

“Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet “Facebook”

Ai ka theksuar se: “Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *