Zoran Zaev-it i pl ás ‘bó m ba’ tjetër, në qendër të përgjimit Ali Ahmeti.

Zoran Zaev-it i pl ás ‘bó m ba’ tjetër, në qendër të përgjimit Ali Ahmeti.

Përgjime të reja janë bërë publike nga bisedat e Zoran Zaev dhe kësaj radhe kanë të bëjnë me qëndrimet e tij për kreun e Partisë Bashkimi Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti.

Ish-kryeministri Zoran Zaevi flet për ligjin e ri për Prokurorinë që hyri në fuqi vetëm 11 ditë më parë dhe interesi i Zaev ishte që të siguronte shumicën e votave në Kuvend, ndërkohë që këto përgjime po dalin vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj.

Çështja e përgjimeve në Maqedoninë e Veriut që ka të bëjë me sistemin e drjetësisë, është një nga më të komentuara, ndërsa siopas Zaevit, në atë që është publikuar me Ligjin e Ri binin disa çështje, përfshirë edhe rastin i Ali Ahmetit. Zaev dyshon se Ahmeti fshihet pas përgjimit, ndërsa është edhe rreziku më i madh..

“Talir 2 po bie, bie edhe “Poshtenska Banka ” po bien një sërë rastesh, bie edhe rasti i Ali Ahmetit dhe pothuajse i gjithë rreziku është ky. Kjo është e rëndësishme edhe për BDI-në dhe është një nga zgjidhjet që i kemi. Mbyllen me vetë ligjin. Gjithçka që është pas datës 30, mbeten të gjalla 18 lëndët”, dëgjohet të thotë Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe LSDM duke konfirmuar se Zaev luftoi për shumicën në Kuvend që ky ligj të kalohej. “LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev vazhdimisht kanë lu ftuar për sigurimin e shumicës së dy të tretave në Kuvend, me çka sot lëndët e PSP-së vazhdojnë, edhe pse ajo Prokurori nuk ekziston më”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *