Zgjedhjet në MV/ Gashi: Premtimi i dhënë për ju, amanet për ne! Shpresa e fundit për ndryshim 15 korriku

Zgjedhjet në MV/ Gashi: Premtimi i dhënë për ju, amanet për ne! Shpresa e fundit për ndryshim 15 korriku

Kryetari i Alternativës, bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore Afrim Gashi në tubimin përfundimtar në Shkup, duke falënderuar të gjithë tha se koalicioni ASh-AAA vjen në paqe për të bërë së bashku ndryshimin e kërkuar. Ai theksoi se politikanët e koalicionit “Tash është koha” janë politikanë ndryshe e jo si ata që kur mbaron fushata humbin nga faqja e dheut.

“Me ne do të shiheni sërish. Dua sonte të kuvendojmë ballë për ballë shqip, sepse dua të më mbani peng për fjalët qe do t’i them sonte këtu. Këto 20 ditë kemi takuar dhe kemi vizituar shumë familje, shumë qytetarë në hall, që nuk mund ta lidhin muajin me muajin tjetër. Që shpresën e fundit e kanë të varur tek 15 korriku” shtoi Gashi

Sipas tij ndonëse kjo fushatë është zhvilluar në kushte pandemie atij i ka dhënë leksione të mëdha dhe e ka ndërgjegjësuar për peshën e fjalës.

“Nuk jemi te njëjtë me ata që 18 vite premtojnë e nuk realizojnë, ata nuk janë të njëjtë me ne që çdo premtim të bërë e konsiderojmë amanet. Vëllezër e motra ata me kushtëzime dhe presione i mbushin tubimet për dallim nga ne qe i mbushim me entuziazëm . Mos të lejojmë te na gënjejnë e të na mashtrojnë edhe një herë, sepse ne jemi politikanë të realitetit prandaj ata flasin për ëndrra e ne për projekte. Për fat të mirë koha e tyre mbaroi, ata janë gati për opozitë sepse populli shqiptar këtë e ka vendosur. Populli shqiptar është me ne”, shtoi Gashi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e votës duke ju bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, sepse mos dalja e tyre do ta vazhdojnë status quo-n dhe të keqen në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *