Tubimi përmbyllës i koalicionit ASh-AAA, kandidatët: BDI kalon në histori, jehona e fitores më 15 korrik do të tingëllojë shqip

Tubimi përmbyllës i koalicionit ASh-AAA, kandidatët: BDI kalon në histori, jehona e fitores më 15 korrik do të tingëllojë shqip

Sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt tubimi përmbyllës i koalicionit ASh-AAA për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, nga ku përfundimisht kandidatët për deputet të këtij koalicioni shpalosën para qytetarëve arsyet pse TASH ËSHTË KOHA.

Në këtë tubim madhështor, ndryshimin e shumë pritur të qytetarëve e dëshmoi numri i madh i të pranishmëve, numër ky që dëshmoi edhe për bindjen e tyre se përfundimisht tash është koha që këto ndryshime të bëhen realitet.

Tubimin e hapi me fjalimin e tij shefi i shtabit zgjedhor, Dr. Arben Taravari i cili theksoi se është krenar që është pjesë e idealit për ndryshim, i cili falënderoi kandidatët që kanë marrë përsipër obligimin të jenë zëri i vërtetë i popullit në kuvend për të përmbushur çdo kërkesë të tyren.

“Mos harroni, rrethoni numrin 5 dhe u takofshim ne festen e fitores. Na priftë e mbara” përfundoi ai.

Sekretari organizativ i Alternatives, Bekim Sali nga ana tjetër theksoi se edhe përskaj presioneve të shumta informacionet e shtabeve flasin për votat e pritura që do ta na befasojnë ditën e zgjedhjeve. Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e shfaqur në çdo tubim, si dhe aktivistët për punën e palodhshme duke ju bërë thirrje që edhe këto 3 ditë të punojnë me të njëjtin entuziazëm me qëllim të mbjelljes së fitores së përbashkët.

“Ne e dimë se jemi në zemrën e popullit dhe ju inkurajoj të punojmë edhe këto 3 dite. Nuk guxojmë të flemë. Kujdesuni për procesin zgjedhor dhe mos lejoni te na i vjedhin votën” theksoi ai.

Skender Rexhepi – Zejdi e hapi fjalimin e tij me falënderimet e tij për rininë, të cilës ai theksoi se pushteti i deritanishëm ia ka vjedhur shpresën ndërkaq theksoi se programi i koalicionit ASh-AAA do ta kthejë dinjitetin e shqiptarëve të cilin BDI 18 vite e ka përbuzur.

“Këto dy javë jemi munduar që çdo shqiptari t’ia shpjegojmë programin tonë me të cilin do t’i çbejme problemet esenciale me të cilat shqiptarët 18 vite janë përballur. I vogël është Ali Ahmeti të flet për ëndrrat e rinisë deri sa ishte shkak që rinia jonë të realizojnë ëndrrat e tyre në perëndim. Ali Ahmeti më 15 korrik do të jetë histori” theksoi Skender Rexhepi.

Kandidati për deputet, bartës i listës në zonën e tretë zgjedhore Dr. Bekim Tateshi, theksoi se koalicioni ASh-AAA do t’i bëjë të gjithë fëmijët e zonës 3 dhe 4 të mësojnë në gjuhën shqipe dhe se pikërisht ky koalicion do t’ua rikthejë pozitën e merituar në shoqëri shqiptarëve të këtyre anëve.

Nga ana tjetër kandidatja për deputete, bartëse e zonës së katërt zgjedhore, Valbona Reka duke theksuar se është momenti i fundit të shpëtojmë nga kthetrat e padrejtësisë u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5.

Kandidati për deputet, bartës i zonës së pestë zgjedhore Syrija Rashidi tha se çdo kërkesë e shqiptarëve nga cila do anë që vjen do të merr përgjigje pozitive pas ardhjes në pushtet të koalicionit ASH-AAA.

Ilire Dauti duke falënderuar më së shumti rininë për punën e palodhshme theksoi se më 15 korrik jehona e fitores do të tingëllojë shqip.

“Falënderoj rininë e Aleancës dhe Alternativës të cilët dëshmuan se rinia këtu nuk është e heshtur e as e ndrojtur, dhe se kërcënimet i kthejnë ne liri dhe barazi. Rrethoni numrin 5 që jehona e fitores më 15 korrik do të tingëllojë shqip” përfundoi Dauti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *