Paralajmrohen  masa shtesë kundër Covid-19, s’e përjashton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Paralajmrohen masa shtesë kundër Covid-19, s’e përjashton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se do të ndërmarrin masa shtesë kundër Covid-19.

Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare është diskutuar edhe për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme,

Ai ka thënë se ka pasur pajtueshmëri që fillimisht të shkohet me ndërmarrjen e masave rigoroze kundër Covid-19.

Më tutje, Hoti ka thënë se nëse nuk funksionojnë masat rigoroze kundër Covid-19, do të fillojnë përgatitjet për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *