FC Prishtina, po shkojnë drejt një tjetër viti pa e shijuar titullin

FC Prishtina, po shkojnë drejt një tjetër viti pa e shijuar titullin

Prishtina dhe Drita kanë ndarë pikët në ndeshjen kryesore të xhiros së 30-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar duke luajtur 1-1 në “Fadil Vokrri”, raporton Gazetasheshi.com.

Në fakt kryeqytetasit kanë ‘flirtuar’ me fitoren deri dhjetë minuta para fundit, kur Astrit Fazliu e zhvlerësoi golin e Endrit Krasniqit në pjesën e parë të lojës.

Rezultati final i kësaj ndeshje praktikisht i nxjerr kryeqytetasit nga gara për titullin kampion, derisa tashmë kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në mbyllje të kampionatit ndodhen shtatë pikë prapa liderit Dritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *