Durrësi e harron Covid-19 për Dafina Zeqirin, numër i madh fansash në koncertin e saj (FOTO)

Durrësi e harron Covid-19 për Dafina Zeqirin, numër i madh fansash në koncertin e saj (FOTO)

Ndërkohë që të gjithë mjekët po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale nate, me sa duket Durrësi e harroi virusin të premten në darkë.

Kjo pasi Dafina Zeqiri mblodhi një numër të madh fansash në koncertin e saj në qytetin bregdetar, të cilët harruan që po jetojnë në kohë pandemie dhe virusi ende nuk ka ikur.

Dafina Zeqiri performoi në një klub në Durrës, i cili në pamjet e publikuara ishte i stërmbushur.

Në rrjete sociale janë publikuar disa video, në të cilat shihet qartë se asnjë masë për distancim social kundër COVID-19 nuk është respektuar nga të pranishmit.

Këngëtarja shfaqet e distancuar në skenë, shumë larg publikut. Por ndonëse një ambient i hapur, pista e kërcimit duket e tejmbushur me njerëz që kërcejnë shumë pranë njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *