Borrell : Synojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse

Borrell : Synojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse

Në prag të bisedimeve përmes video-lidhjes me një prononcim është drejtuar edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili ka thënë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, transmeton KOHA.

“Më vjen mirë se po rifillojmë tani dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës përmes video-konferencës për shkak të rrethanave ekzistuese. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Qëllimi i qartë, e ai është që të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë ai.

Borrell drejton konferencën i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.

“BE vazhdon të jetë e gatshme të mbështet dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kyçe për të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është kyçe për perspektiven evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është kyçe edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell./Reporteri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *