Albin Kurti : Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nuk jeni provincë e SHqipës, ju jeni zemra e Kombit!

Albin Kurti : Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nuk jeni provincë e SHqipës, ju jeni zemra e Kombit!

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nëpërmjet një video – paraqitje ku ju drejtua qytetarëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut, tha se Shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë në ballë të të gjitha proceseve kombëtare.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndonjëri që nuk e di mirë historinë e shqiptarëve, mund edhe të mendojë se janë periferi, provincë e shqiptarisë.

Por, ata kanë qenë në ballë të të gjitha proceseve tona kombëtare. Për lirinë e Kosovës kanë dhënë jetën shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut, e pastaj shumë të tjerë luftuan edhe në Maqedoni, bashkë me të rinj nga Kosova e nga vise të tjera shqiptare, për një ëndërr e cila sot duket sikur është harruar. Mirëpo, ne nuk i harrojmë dëshmorët tanë. As idealet e tyre. Idealet nuk plaken kurrë, idealeve nuk u ikën koha.

Ne që këndojmë këngën e Hajredin Pashës, e dimë historinë e Dervish Carës e të kryengritjes së tij të 1844, e cila i priu me më shumë se tre dekada Lidhjes së Prizrenit. Ata kërkonin autonominë e shqiptarëve në perandori, njësoj siç u ishte dhënë autonomia serbëve dikur. E pra, ky pararendës i pavarësisë, dhe lëvizja e tij, nisi nga rrethinat e Tetovës dhe Dibrës, dhe organizoi anembanë shqiptarët, nga Shkupi e deri në Shkodër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *