Xhafer Tahiri del kundër vendimit të partisë: Përjashtimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar LDK’në

Xhafer Tahiri del kundër vendimit të partisë: Përjashtimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar LDK’në

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ftuar në emisionin “Pa maskë” ka komentuar edhe përjashtimin e Vjosa Osmanit nga kryesia e LDK-së. Ai e ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër këtij vendimi për të cilin votoi shumica në LDK.

“Nuk ka qenë praktikë e LDK-së dhe nuk mendoj se duhet të shndërrohet në praktikë të LDK-së apo të ndonjë partie tjetër të përjashtohet sidomos dikush që ka qenë bartëse e listës dhe ka pasur përkrahjen më të madhe qytetare nga të gjithë kandidatët që kanë qenë ndonjëherë bartës të listës së LDK-së që nga vdekja e presidentit Rugova”, ka deklaruar Tahiri.

Ai është shprehur se do të vazhdojë të përkrahë vlerat që promovon veçanërisht lirinë e mendimit dhe të individit.

“Mendoj që ky episod do të na dëmtojë padyshim dhe na ka dëmtuar edhe në opinionin publik, edhe tek qytetarët, edhe tek votuesit tanë”, ka thënë Tahiri i cili është shprehur se koha do ta dëshmojë se ky veprim e ka dëmtuar LDK-në, ndërsa ka shfaqur optimizmin se një situatë e tillë do të tejkalohet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *