Sa vjeçe mbush Gjysta Vulaj sot? Duket se koha ka ndaluar për këngëtaren (FOTO)

Sa vjeçe mbush Gjysta Vulaj sot? Duket se koha ka ndaluar për këngëtaren (FOTO)

Ajo është një nga këngëtaret ‘bomb’ të skenës shqiptare. Bëhet fjalë për Gjyste Vulajn, e cila konsiderohet gjithashtu edhe si një nga këngëtaret e para që doli në skenë pa komplekse.

Përveç muzikës që bën, Gjyste është komentuar gjithashtu edhe për veshjen ekstravagante dhe seksi. Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen, e duket se nuk njeh moshë.

Këngëtarja vijon të mbetet po aq e re sa shumë vite më parë, edhe pse sot mbush 43 vjeçe.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara në “Instagram”, ajo ka organizuar një festë private. “Është ditëlindja ime”, ka shkruar Vulaj, ndërkohë urimet e shumta nuk kanë munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *