Pamje të rènda/ Brenda klinikës Infèktive në Kosovë, aty ku jetën dhe vdèkjen i ndan një fije peri

Pamje të rènda/ Brenda klinikës Infèktive në Kosovë, aty ku jetën dhe vdèkjen i ndan një fije peri

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdèkurve dhe të infèktuarve nga koronavirusi i ri. Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infèktive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdèkur e disa qindra të infèktuar me COVID -19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen. Në secilën dhomë të Infèktivit në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdèkurve po rritet çdo ditë. Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera. 69-vjeçari Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. “Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrèzik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”, thotë Retkoceri. Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen, percjell rel.

“Ne hyjmë, se çdo dhomë e ka ballkonin dhe derën. Ne hyjmë për derën e ballkonit, e hapim dhe e ajrosim dhomën. Ambienti është i hapur në mënyrë që rrèzikimi të jetë më i vogël. Si terapia, vizitat, ushqimi, pastrimi, gjithçka bëhet përmes ballkonit”, tha infèktologu Murat Mehmeti, i cili tha se në Repartin A të Klinikës Infèktive, ku ai punon, nuk ka vend për pacientë të tjerë.

“Asnjëherë nuk zbret numri i pacientëve nën 100. Po flas për repartin ku jam unë, i cili gjithmonë është i mbushur plot pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër…”, tha ai. Shtretërit me pacientë me COVID-19 janë mbushur edhe në klinikat e tjera të QKUK. Infèktologu Sali Ahmeti tregon se pacientët që kanë nevojë për respiratorë, qoftë për intubim eventual, vendosën në një hapësirë te veçantë në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të sëmurët me gjendje me të rëndë.

Ahmeti tregon pse është rritur numri i të infèktuarve dhe të vdèkurve me COVID-19 në Kosovë. “Në muaji e fundit kemi pasur një qasje krejt tjetër, një mospërfillje të coronavirusit, pa fobinë e ditëve të para dhe kjo ka bërë që qytetarët të mos përfillin masat mbrojtëse sa duhet. Shumë pak i kanë përfillur. Në anën tjetër marrim pacientë me gjendje më të rëndë, sepse nuk vijnë me kohë për trajtim… Përveç pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësorë janë te prekur me coronavirus”, tha Ahmeti.
Nga gjysma e muajit mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para të infèktuave me coronavirus, janë regjistruar më shumë se 4000 raste të prekur më këtë virus. Prej tyre rreth kanë 100 vdèkur dhe rreth 2000 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *