Mitrovica dhe Gjilani refuzojn  kërkesën e Hotit për  shpallje të gjendjës së jashtëzakonshme

Mitrovica dhe Gjilani refuzojn kërkesën e Hotit për shpallje të gjendjës së jashtëzakonshme

Kryeministri Hoti, tha se Kosova mundë të futet në gjendje të jashtëzakonshme, por kundër këtij vendimit kanë dalur dy komunat Mitrovica dhe ajo e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri , ka thënë së një prej arysjeve përse nuk e pranojë shpalljës së gjendjës së jashtëzakonshme është sepse virusin nuk mund ta lutojmë me suhtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekoniminë e shtetit .

Reagimi i plotë i kryetarit
Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë.
Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës.

Komuna e Gjilanit është shprehur kundër shpalljës së gjendjes së jashtëzakonshme shkak të ndikimit që mund të ketë në ekonomi, këtë e ka berë të ditur nënkryetari I kësaj komune Arbër Ismjali

Të dashur qytetarë,
Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përshkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike.
Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellur kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, përshkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë.
Poashtu, kemi kërkuar që të rriten kapacitetet në shëndetësi, duke angazhuar staf shtesë dhe shtretër nëpër spitale regjionale. Një ndër masat tjera urgjente të cilën e kemi kërkuar, është edhe rritja e numrit të inspektorëve sanitarë. Gjithashtu, edhe Policia e shtetit duhet të stacionohet në top komunat ku paraqiten më së shumti raste.
#bashkeiadalim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *