Kosova drejt shpalljes se Gjendjes të Jashtëzakonshme

Kosova drejt shpalljes se Gjendjes të Jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas mbledhjes më kryetarët e komunave që e zhvilloi virtualisht për të marrë mendimin e tyre për zbatimin e masave që duhet të merren për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Ai tha se ka njoftuar ata që duhet ta konsiderojnë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Statusi i plote i Kryeminsitrit Hoti

Me organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, sot kishim një video konferencë me Kryetarët e Komunave për të vlerësuar gjendjen me COVID 19. I falënderoj kryetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vendime të Qeverisë lidhur me menaxhimin e COVID19 dhe për propozimet e tyre për masat shtesë që duhet të marrim në javët në vijim për t’u ulur numri i të prekurve.

I informova për angazhimin e Qeverisë për të krijuar kapacitete shtesë shëndetësore në QKUK, në spitalet rajonale dhe në spitalet private, pastaj për rritjen e kapaciteteve testuese dhe decentralizimin e testimeve në regjione dhe në spitale private, për angazhimin e stafit shëndetësor në nivel vendi etj.

Do të na duhet një koordinim shumë më i ngushtë i inspektorateve për të mbikëqyrë zbatimin e masave, me mbështetje të policisë. I falënderova komunat për mbështetjen që i kanë dhënë policisë me logjistikë gjatë kësaj kohe.

I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me COVID 19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *