Deputeti që sot doli pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancën e Kuvendit

Deputeti që sot doli pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancën e Kuvendit

Deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Gjithashtu, Selmanaj ka thënë për Express se dje ka qenë prezent në seancën e Kuvendit.

“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj për Express.
Megjithatë, deputeti i AAK’së shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infektuar askënd tjetër.

“Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën”, është shprehur Selmanaj/GazetaKombi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *