Dasma përfundon si mos më keq/ Babai i nuses del pozitiv, të gjithë të ftuarit përfundojnë në karantinë!

Dasma përfundon si mos më keq/ Babai i nuses del pozitiv, të gjithë të ftuarit përfundojnë në karantinë!

Një martesë me fund të papritur ka befasuar qytetin e Cittadella-s, në Padova të Italisë. Pak ditë nga banketi e çiftit me origjinë kongoleze, babait të nuses iu shfaqën simptomat klasike të Covid 19 dhe rezultoi më pas pozitiv edhe në testin e tamponit.

Të 91 të ftuarit u kontaktuan menjëherë nga shërbimet shëndetësore dhe u vendosën në karantinë. Pas kontrolleve, rezultoi i prekur edhe një mik i nuses.

Sipas Il Gazzettino, në dasmë kishte të ftuar nga pjesë të ndryshme të vendit: nga Padova, Treviso, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte, Lazio e madje edhe nga Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *