Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga “Top Channel”. Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës së “Portokalli”-së, gjë e cila rezultoi një lajm i rremë.

Burime të brendshme kanë thënë për “Anabel.al” se moderatorja Xhemi Shehu, është larguar nga “Top Channel”.

Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht, pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen

Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha, dhe të një pjesë të aktorëve të “Portokalli”-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *