Vjosa Osmani : Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejtë me deputetin

Vjosa Osmani : Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejtë me deputetin

Kryetarja e Parlamentit, ka hapur rast në Polici, për deputetin e LDK-së Xhevat Ukaj.

Vjosa Osmani, shpreson që shumë shpejt organet e rendit të merren me rastin.

Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook

Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *