Vetëvendosje: Urojmë shërim të shpejtë për Mustafën dhe deputetët e LDK-së të prekur me Covid-19

Vetëvendosje: Urojmë shërim të shpejtë për Mustafën dhe deputetët e LDK-së të prekur me Covid-19

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherit zyrtarja e lartë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arbërie Nagavci ka uruar shërim të shpejtë për deputetët e LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, pasi të njëjtit u infektuan me Covid-19.

“Ndonëse politika ka ndikim në jetën e secilit, ne duhet të ruajmë njerëzoren tek vetvetja dhe të sigurohemi që të jemi të kujdesshëm e vëmendshëm në secilin vendim tonin, përfshi dhe të drejtën e zgjedhjes e atë të të mbajturit përgjegjës të të zgjedhurve tanë. Është fakt se në kohën e Qeverisë Kurti, me Ministër tē shëndetësisë Arben Vitia menagjimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë.

Fatkeqësisht gjithnjë ka të tillë që interesin personal e partiak e kanë mbi atë qytetarë e të përgjithshëm, andaj dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti në kohë pandemie. I pamundësuan qytetarëve tē Kosovës që të kenë një ministër kompetent e njerëzor siç ishte Arben Vitia, ministri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, e kjo vetëm për shkak të egove personale e ambicieve partiake”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Uroj shëndet të mirë për secilin, shërim të shpejtë e sa më të lehtë për të gjithë të prekurit nga Covid19!

Shërim të shpejtë e të lehtë për të gjithë të identifikuarit si raste pozitive, për kolegët deputet zt. Gashi, Shala, Hoxha, për zt. Mustafa, për kolegët nga administrata e Kuvendit, por veçanërisht për secilin bashkëvendas që ka shumë gjasa që krahas problemeve shëndetësore të kenë dhe probleme financiare e bazike jetësore.
Po ndjehem keq dhe e shqetësuar pas secilit lajm për rastet e reja dhe sidomos për viktimat, besoj njejtë sikur secili nga ju.
Kujdesuni për veten e për familjet të dashur miq!

Ndonëse politika ka ndikim në jetën e secilit, ne duhet të ruajmë njerëzoren tek vetvetja dhe të sigurohemi që të jemi të kujdesshëm e vëmendshëm në secilin vendim tonin, përfshi dhe të drejtën e zgjedhjes e atë të të mbajturit përgjegjës të të zgjedhurve tanë.

Është fakt se në kohën e Qeverisë Kurti, me Ministër tē shëndetësisë Arben Vitia menagjimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë.

Fatkeqësisht gjithnjë ka të tillë që interesin personal e partiak e kanë mbi atë qytetarë e të përgjithshëm, andaj dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti në kohë pandemie. I pamundësuan qytetarëve tē Kosovës që të kenë një ministër kompetent e njerëzor siç ishte Arben Vitia, ministri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, e kjo vetëm për shkak të egove personale e ambicieve partiake.

Situata është kjo që e dimë e jetojmë të gjithë. Në kohë pandemie në Kosovë u rrëzua Qeveria dhe tash ka një Qeveri jolegjitime, fatkeqēsisht situata me pandeminë po përkeqësohet secilën ditë e më shumë.

Do kemi mundësi të reflektojmë shumë shpejtë, në mënyrë demokratike, me votë për veprimet e secilit.

Ajo që është më e rëndësishmja tani është kujdesi për veten por edhe për publiken.
Ruani shëndetin dhe njerëzoren! /Gazetakombi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *