Takimi Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

Takimi Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

Ka përfunduar takimi i shumëpërfolur mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim online, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka vendosur ultimatume sa i përket dialogut, duke kërkuar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Presidenti serb paralajmëroi se do të diskutojë çdo hap, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël.

Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste”, deklaroi Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *