Labi shkon edhe më tej, e lidh koronavirusin me marrëveshjen Kosovë – Serbi

Labi shkon edhe më tej, e lidh koronavirusin me marrëveshjen Kosovë – Serbi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, që tash e sa kohë është duke deklaruar se koronavirusi nuk ekziston, sot e ka lidhur pandeminë me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Express.

Tahiri në Facebook ka shkruar se si është e mundur që në Kosovë të dalin kaq shumë raste me COVID 19.

Sipas tij, kjo mund të ketë qëllime të ndryshme, derisa, atë e lidhë edhe me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.

“Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet”, ka shkruar Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *