Zbulohet një rast tjetër, refuzon të hajë prej 6 muajsh/ 52-vjeçarja shqiptare: Besoj te ri ngjallja

Zbulohet një rast tjetër, refuzon të hajë prej 6 muajsh/ 52-vjeçarja shqiptare: Besoj te ri ngjallja

Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshme, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar pol icinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia.

Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë grupi ka frekuentuar?

“Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, deklaron ai.

“Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, rrëfen e ëma.

Gazetarja Anila Hoxha: Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, sqaron mamaja.

Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.

“Ia ndërpreva unë.”

Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma.

Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë ndodhi që e le ushqimin?

Vjollca: Jam së murë.

Gazetarja Anila Hoxha: Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor?

Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është prob lem mjekësor.

Gazetarja Anila Hoxha: A je me dëshmitarët e Jehovait?

Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim.

Gazetarja Anila Hoxha: E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmu rë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringj alljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *