“Të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë”, Merkel para eurodeputetëve: Të bëhet brenda këtij viti

“Të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë”, Merkel para eurodeputetëve: Të bëhet brenda këtij viti

Sot, Kancelarja gjermane Angela Merkel përvijoi përparësitë e presidencës së rradhës të vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çështjen e zgjerimit të BE-së.

Parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse ato kanë zbatuar reformat respektive.

“Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite. Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor, shkruan IBNA.

Presidenca gjermane po planifikon të shtojë çështjen në axhendën e BE-së në nëntor. Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu do të duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit. Javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti në Këshillin e BE një projekt-kornizë të negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ballkani Perëndimor, Afrika, lufta kundër dezinformatave, imigracionit, Rusia dhe Kina përbëjnë prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Gjermanisë për gjashtë muajt e ardhshëm, janë çështjet që ka më me përparësi presidenca e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *