Klinika ua mundëson pacientëve t’i mbajnë në duar zemrat e tyre (Foto)

Klinika ua mundëson pacientëve t’i mbajnë në duar zemrat e tyre (Foto)

“Dorën në zemër”- jo kësaj radhe zemrën në dorë.

Një klinikë mjekësore është duke u ofruar pacientëve mundësinë që te mbajnë zemrën e tyre në dorë.

Në kushte normale spitali largon organet e marra nga trupi përmes operacioneve për transplant, pasi që i teston ato dhe i regjistron.

Megjithatë qendra mjekësore Baylor University në Teksas ka lansuar një program interesant të quajtur “Nga zemra-zemrës”.

Aty u është ofruar më shumë se 70 personave që të shohin dhe të prekin një pjesë të trupit të tyre pas operacionit.

Organet nuk duken aspak të kuqe si kur janë funksionale, imazh të cilin shumë pacientë e kishin në mendje. Shumica prej tyre janë ngjyre hiri dhe të prera në mënyrë që të studiohen.

Megjithatë pacientët ishin të mahnitur kur prekën organet e tyre.

Përmes këtij eksperimenti mjekët shpresojnë që të ngrisin vetëdijen rreth shkaktarëve të sëmundjeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *