Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë: Do të forcohemi në çdo front

Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë: Do të forcohemi në çdo front

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do të sigurojë një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.

Izraeli ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh. Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti “Ofek 16” ishte nisur më 6 korrik në orën katër të mëngjesit ndërsa imazhet e para të tij priten pas rreth një jave.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend”, tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë.

Kontraktori kryesor për projektin është kompania me pronësi shtetërore “Aerospace Industries”, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *