Haxhi Shala largohet nga NISMA dhe i bashkohet AAK-së

Haxhi Shala largohet nga NISMA dhe i bashkohet AAK-së

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Haxhi Shala, sot i’u bashkua AAK-se, këtë e ka konfirmuar Kryetari i AAK-se, në shkrimin e tijë ne faqën zyrtare të tij në Facebook. Shala, karieren e tij politike e ka filluar ne rradhët e PDK-se. Po pas largimit të Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, dhe formimin e partisë NISMA, Shala largohet nga PDK-ja dhe aderon ne NISMA. Haxhi Shala ne dy palë zgjedhjet me kete parti ka arritur të fitojë ulëse ne Paralemntin e Kosovës.

Me largimin e Shales nga NISMA, partia e Fatmir Limaj mbetet vetëm me 3 deputet ne Paralementin e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Kryetarit të AAK-se Ramush Haradinaj

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.
Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *