“Kjo foto tregon gjithçka që nuk isha në ato momente”, Lori Hoxha tregon ‘tmerrin’ që ka përjetuar

“Kjo foto tregon gjithçka që nuk isha në ato momente”, Lori Hoxha tregon ‘tmerrin’ që ka përjetuar

Blogerja e njohur Lori Hoxha ka qenë gjithmonë e hapur, teksa ka foli në lidhje me problemet me ankthin. Ndër personazhet e parë shqiptarë që ka folur për seriozitetin e krizave të panikut, Lori ka shtyrë shpesh edhe ndjekësit të shprehen më shumë rreth përjetimeve të tyre.

Së fundmi Lori Hoxha, ka ndarë një foto të 2018-tës, ku shihet duke udhëtuar me jaht. Gjithçka duket perfekte, por Lori tregon se në fakt, realiteti ka qenë krejt e kundërta.

“Foto e preferuar. Ishte një nga periudhat më të tmerrshme të ankthit dhe lundrimi me varkë më frikësoi shumë. Kjo, pasi nuk kisha akses me asnjë spital dhe ata që vuajnë nga ankthi/paniku më kuptojnë se çfarë po flas.

Mungesa e kontrollit mu rrënjos në kokë dhe nuk po më lejonte të shijoja asgjë që bëja. Kjo foto është gjithçka që unë nuk isha në të vërtetë në ato momente dhe tregon shumë se sa nuk jemi si dukemi në realitet apo në postimet në rrjet. Mund të dukem sikur po jetoja periudhën më të bukur të jetës, kur në të vërtetë po kërkoja vetëm për pak qetësi”, ka shkruar Lori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *