Dokumenti/ Projekti i ma. fies politike për të mbushur Shqipërinë me sirianë, pakistanezë dhe afganë

Dokumenti/ Projekti i ma. fies politike për të mbushur Shqipërinë me sirianë, pakistanezë dhe afganë

Zbulohet projekti i kupolës politike të Tiranës për zëvëndësimin e 1.6 milionë shqiptarëve që u larguan nga vendi për shkak të varfërisë, vjedhes së pasurive poblike, kri mit dhe korru psionit politik, pas 3 dekadave plaçkitje dhe mashtrimeve tani rrezikohet kombi shqiptar, shqiptarët ende në gjumë

Klasa politike shqiptare nuk njeh limite, mëshirë dhe përmasa në ligësi, djallëzi dhe urrejtje ndaj kombit shqiptar. Pas 30 viteve sundim përmes riciklimit në pushtet, korrupsionit, plaçkitjes së pasurive publike, shitjes së territoreve, krijimit të ’97, blerjes së votave me paratë e vjedhura, trafiqeve, krimit, kaosit me pronat, koncensioneve mafioze, privatizimeve korruptive etj., kupola politike e Tiranës ka hartuar një plan konkret për zëvëndësimin e shqiptarëve pas shpopullimit të vendit. Plani për asgjesimin e kombit shqiptar mban firmën e Edi Ramës, por nuk ka asnjë dyshim se gëzon mbështetjen e plotë të Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Atë që nuk e arriti dot asnjë pushtues ndër shekuj me zjarr, luftë dhe përçarje, po e arrin një grusht politikanësh dhe pushtetarësh shqiptarë të korruptuar, të cilët në aleancë me njëri-tjetrin, tani kërcënojnë me asgjesimin e kombit dhe rracës, për të sunduar më lehtë.

Plani parashikon zëvëndësimin me sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë të mbi 1.6 milionë shqiptarëve, të cilët janë larguar nga Shqipëria gjatë tre dekadave për shkak të varfërisë, korrupsionit, krimit etj. Vetëm gjatë 10 viteve të fundit, kur Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama e modernizuan dhe sofistikuan kurrupsionin duke e ngritur në nivel perandorie, janë larguar nga Shqipëria mbi 400 mijë shqiptarë. Vala më e madhe e largimeve është regjistruar gjatë qeverisjes së Edi Ramës, banda e të cilit, sipas KLSH, në 6 vite ka vjedhur mbi 6 miliardë euro nga paratë dhe pasuritë publike. Vala e largimeve vijon me ritme të shpejta, ndërsa në Shqipëri rrezikon të mbetet vetëm banda e pushtetarëve të korruptuar, klientët e tyre dhe disa fabrika skllavërini.

Në këto rrethana, Edi Rama ka çuar një projekt në Kuvend, i cili u hap rrugën sirianëve, irakenëve, algjerianëve, pakistanezëve dhe afganëve që të vijnë në Shqipëri, të marrin azil dhe të qëndrojnë e punojnë këtu.

Faza e parë parashikon regjistrimin e tyre në pikat policore, më pas kërkesat për leje qëndrimi, në vijim kërkesa për azil dhe më pas shtetësia. Këto vende në konflikte të vazhdueshme kanë kaq shumë banorë sa që i zëvëndësojnë 1.6 milionë shqiptarë në një kohë shumë të shkurtër. Në projektin e Edi Ramës janë vendosur disa kritere për të marrë azil, por sirianët dhe afgantët i plotësojnë lehtësisht, pasi vendet e tyre janë në luftëra të vazhdueshme dhe atyre u rrezikohet jeta. Tani ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar kombin shqiptar nga Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe bandat e tyre: Zgjimi i shqiptarëve dhe shporrja e tyre një orë e më parë./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *