Adrola Dushi celebron lidhjen me politikanin nga Kosova, foto nga festa luksoze që i dashuri i bëri dhuratë për 27- vjetorin

Adrola Dushi celebron lidhjen me politikanin nga Kosova, foto nga festa luksoze që i dashuri i bëri dhuratë për 27- vjetorin

Pak ditë më parë Adrola Dushi festoi ditëlindjen në Dhërmi, ku gjatë festës luksoze të ftuarit u kujdesën që të mos dilte asnjë foto e të dashurit të saj nga Kosova, ish-kandidati për deputet në Kosovë, Albin Gashi, djali i avokatit të njohur, Tomë Gashi.

E veshur me një fustan gold, një ditë pas ditëlindjes së mikes së saj, Xhesika Berberi, Adrola festoi 27-vjetorin. Ish- miss Shqipëria zgjodhi që ta bëjë të paharrueshme këtë ditëlindje, ndërkohë që financuesi ishte pikërisht i dashuri i pasur, edhe pse nuk doli aspak në skenë shkruan Panorama Plus.

Prania e tij nuk u pa as në albumin e fotove që Adrola postoi në Instagram, ku ra në sy prania e shumë personazheve të njohur nga Prishtina, miq të të dashurit të saj. Gjithçka duket e menduar në detaj, teksa Adrola mblodhi rreth vetes njerëzit e saj më të dashur, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Modelja , e cila la Amerikën për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin, realizoi shumë video nga festa, ku më shumë sesa ditëlindje, ishte “zyrtarizimi” i dashurisë me biznesmenin. Ndërkohë që lart e poshtë përflitej se Adrola është në një lidhje dashurie me ish-kandidatin për deputet në Kosovë, Albin Gashi, miqtë e tyre e dinë të sigurt këtë.

Por Albini është diskret dhe deri tani nuk ka preferuar të dalë hapur apo t’ia bëjë dhuratat publike në rrjetet sociale, siç bëri mikesha e saj, Xhesika Berberi.

Këtë Shën Valentin, modelja Adrola Dushi dhe rokeri Eugent Bushpepa u prezantuan si çift romantik të dashuruarish, brenda 4 minutave të klipit të ri të artistit, me titull “Stay with me tonight”, një prezantim që shkaktoi konfuzion në publik. E pas aludimeve se mes tyre kishte nisur një romancë, përderisa nuk i kursyen puthjet dhe përkëdheljet në publik, mediat e Kosovës zbuluan historinë e re të dashurisë së modeles me Albin Gashin, ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës.

Sipas “Magazina.al”, Adrola 27- vjeçare ka nisur një lidhje me Gashin, ish-kandidatin 31- vjeçar për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas së njëjtës medie, Adrola dhe Albini ishin fotografuar së bashku në Prishtinë dhe janë parë shpesh në publik, duke u prezantuar te miqtë si partnerë të vërtetë, që e kanë marrë shumë seriozisht këtë lidhje mes tyre. Madje, në disa komente thuhet se Adrola ka rënë kokë e këmbë brenda, pasi ka lënë jetën e vështirë dhe plot sakrifica në SHBA, për t’u rehatuar pranë të dashurit të ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *