Ndryshon orari edhe në Kategorinë e Parë, ja 7 sfidat vendimtare që luhen sot (GRUPI A, B)

Ndryshon orari edhe në Kategorinë e Parë, ja 7 sfidat vendimtare që luhen sot (GRUPI A, B)

Kategoria e Parë e futbollit do të zhvillojë sot 7 sfida në dy grupet (17:30). Kjo kategori ka hyrë në zonën e nxehtë, ndërsa sot zhvillohen duelet play-off dhe play-out. Në grupin A të kësaj kategorie, kryesuesit e Kastriotit luajnë në shtëpi ndaj Korabit, me krutanët që e kanë siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superligë.

Erzeni do të presë Besëlidhjen, ndërsa lufta për vendin e dytë është e fortë. Për fazën play-out do të zhvillohen dy duele. Dinamo pret Egnatian, ndërsa Tërbuni do të luaj ndaj Veleçikut. Faza play-out në grupin B është deçizive për disa skuadra, me Elbasanin që pret Orikun. Iliria do të luaj në transfertë ndaj Shënkollit, ndërsa Devolli do të udhëtojë drejt Cërrikut për t’u ndeshur me Turbinën.

Ndeshjet e plota, 04/07/2020:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *