Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas Vuçiçit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, – ka shpjeguar Vuçiç sipas asaj që raporton “B92”.

I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiçin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, – ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *