VIDEO/ Disiplina i hodhi poshtë kërkesën për vijat e fushës me tallash, reagon klubi i Gramozit

VIDEO/ Disiplina i hodhi poshtë kërkesën për vijat e fushës me tallash, reagon klubi i Gramozit

Në publikimet e sotme të Komisionit të Disip.linës bie në sy edhe rrëz.imi i kërk.esës së klubit të Gramozit për shkelje të rregull.ores në ndeshjen e fundit ndaj Këlcyrës për shk.ak se vijat e fushës së këtyre të fundit kanë qenë të shenjuara me tallash dhe jo me ngjyrë të bardhë, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja.

Pas vendi.mit të Disip.linës për të mos marrë masa, ka reaguar klubi i Gramozit që nëpërmjet fotove tregon se si shkruhet qartësisht edhe në rregu.llore në lidhje me vijëzimin e fushës. Sakaq, një tjetër provë për shkeljen që ka bërë klubi i Këlcyrës është video që vjen nga reagimi i klubit të Gramozit.

Në të shihet qartësisht se si vijat e fushës bëhen me tallash dhe nuk kanë të njëjtën qartësi si ngjyra e bardhë. Tashmë, mbetet për t’u parë si do të veprohet me këtë rast pasi provat flasin shumë, teksa klubi paralajmëron se këtë çështje do ta ndjekë në Apel. /VipSport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *