Vëllezërit OSMANI në Gjermani një histori suksesi, Shqiptarët kanë gjithmonë  derë hapur

Vëllezërit OSMANI në Gjermani një histori suksesi, Shqiptarët kanë gjithmonë derë hapur

Prej vitesh bashkëatdhetarët tani nga Shqipëria dhe treva të tjera si Kosova , Mali i Zi, Maqedoni, Presheve etj, jane rrugëve të Europes, për një jetë më të mirë dhe për të mbajtur familjet e tyre në Atdhe me të ardhurat qe arrijnë të sigurojnë në emigrim.
Qeveritë tona nuk ju garanton asgje rinise energjike shqiptare, madje nuk ju ka siguruar as qe te levizin si cdo bashkëmoshatar i vendeve si Bullgaria, Rumania, Kroacia etj.

Rinia jone sapo merr rrugen e mërgimit, përballet me probleme të mëdha, qe nga e drejta e punes e deri tek akomodimi.
Por në Gjermani e pikerisht ne Hamburg, ata gjejnë një mbështetje të madhe nga Biznesmeni Burim Osmani dhe familja e tij. Të gjithë që shkojnë në Hamburg, marrin një mbështetje të madhe nga Biznesmeni Osmani duke ju siguruar punë të menjehershme dhe dhënie asistence për t’u integruar në jetën në Gjermani.

Burim Osmani me familjen e tij, njihen si biznesmenë të suksesshëm në Europë, me aktivitetet e tyre kryesore në Hamburg, ndërsa së bashku me katër vëllezërit Burim, Qazim, Bekim dhe Bashkim, kanë në pronësi imobiljare, hoteleri dhe në fushën e ndërtimit.

Në Kosovë ata kanë investuar në fushën e Hotelerisë më qëllimin e vetëm për të hapur vende te reja pune dhe për të qenë pranë vendlindjes.

Vëllezërit Osmani nuk janë të njohur vetëm në Gjermani, por edhe në Spanjë, Çeki, Malin e Zi, Maqedoni dhe Kroaci, pasi ata e kanë shtrirë aktivitetin në të gjitha këto vënde.

Familja Osmani ka qenë një nga mbështetsit e ish-presidentit Ibrahim Rugova, por dhe sponsorizuesë të rëndësishëm të luftës në Kosovë.

Familja Osmani një portë e hapur për të gjithë, por duhet edhe shteti duhet të paktën t’u garantojë rinisë lëvizje të lirë me të drejtë pune si shume vende tona fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *