Trajneri i Zvicrës nxjerr vrer kundër Shaqirit: Te Liverpool-i është spektator, merr milionat kot

Trajneri i Zvicrës nxjerr vrer kundër Shaqirit: Te Liverpool-i është spektator, merr milionat kot

Sulmuesi me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri është kritikuar rëndë nga trajneri i kombëtares zvicerane Arno Rossini pas triumfit të Liverpool në Premier League.

28-vjeçari ka pasur minutazh të limituar në Anfield këtë sezon duke bërë vetëm 6 paraqitje në tërë kampionatin e suksesshëm të të kuqve.

Që prej janarit të këtij viti kur Liverpool mposhti Tottenham 1-0, Shaqiri nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit Jurgen Klopp.

Kjo ka bërë që edhe në Zvicër të mos pritet mirë, me trajnerin e kombëtares që ngurron ta quajë atë kampion: “Ai nuk është kampion. S’ka lënë asnjë gjurmë në skuadrën fituese. Protagonist ka qenë vetëm tek Bazeli, por jo te Bayern dhe aq më tepër Liverpool-i. Le të themi që ka qenë spektaktor në vendet më të mira. Dhe të mendosh që është paguar miliona për këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *