Nuk është Xhensila, Bes Kallaku zbulon bashkëpunëtoren më speciale në klipin e ri

Nuk është Xhensila, Bes Kallaku zbulon bashkëpunëtoren më speciale në klipin e ri

Bes Kallaku është një ndër personazhet më aktiv të skenës shqiptare. Përveç se aktron, ai i ka hyrë fuqishëm edhe muzikës, ku herë pas here lançon videoklipe të reja.

Sot, Besi pritet të lançojë këngën e tij të re të titulluar “Katunari gangsta”, të cilën e ka paralajmëruar përmes një foto në Instagram.

Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë gjyshja e tij Ija, që mesa duket do të jetë pjesë e videos.

Ajo shfaqet më në formë se kurrë, teksa në duar mban një top bejsbolli.

Nuk dihet nëse Ija do të këndojë, apo thjesht është pjesë e xhirimeve. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *