Nesër mbyllet njëri kapitull për nënë e bijë që u vetëflíjuan, të afërmit njoftojnë për ceremoninë e várrimit. Ja ku do të prehen

Nesër mbyllet njëri kapitull për nënë e bijë që u vetëflíjuan, të afërmit njoftojnë për ceremoninë e várrimit. Ja ku do të prehen

Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe janë gjetur të pajeta mbrëmjen e kaluar në banesën e tyre, teksa ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik për detajet tronditëse që janë zbuluar rreth tyre.

Ndërkohë, vajza tjetër e familjes, Blerta, 33-vjeçe është gjetur në gjendje kritike në banse ndërsa e gjithë ngjarja raportohet të ketë nisur rreth një vit më parë, një akt vetëflijimi për hir të besimit të tyre tek ringjallja pas vdekjes.

Foto e mëposhtme është njoftimi që është bërë publik nga familjarët e vitkimave që bën me dije se trupat do të varrosen ditën e Shtunë në orën 12:00 ndërsa do të nisen drejt Tiranës për t’u prehur në Përmet, aty ku mësohet se pushon prej 5 vitesh edhe kryefamiljari i cili edhe ai ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës 30-vjeçare e cila u gjend e dekompozuar një ditë më parë së bashku më të ëmën 56-vjeçare në një apartment në Kombinat, sipas burimeve për Fax Neës bëhet e ditur se Anisa Josifi kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë dhe mbahej në shtrat e mbuluar me jorgan, ashtu siç edhe u gjet edhe nga policia. Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Sakaq është zbardhur edhe shkaku që ka çuar në vdèkjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit, të cilat u gjetën mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vdèkjen e tyre e ka shkaktuar një argjërim i gjatë që ato kanë pasur, duke mos u ushqyer prej kohësh 9lexo të plota detajet KËTU)

Taksa trupat e tyre do të prehen përjetësisht në botën tjetër, 33-vjeçarja që po lufton me jetën në spital është pjesa e mbetur nga historia rrëqethëse e familjes nga Përmeti. Ajo pritet të rrëfejë sa ç’ndodhi vërtetë brenda asaj banese ku deri më tani po trajtohet si një tragjedi formën në të cilën ka rrjedhur, rrallë imagjinatë do ta rrokte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *